Me ligj të ri për marrëdhënie obligative, rregulla evropiane për pagesë me vonesë

Ministria e Drejtësisë është duke hartuar propozim-ligj për marrëdhëniet obligative me të cilin duhet të bëhet harmonizimi i rregullores së vendit me katër direktiva evropiane në lidhje me pagesën me vonesë dhe kamata ndëshkimore, të drejta të konsumatorëve, të udhëtarëve dhe të përfaqësuesve të vetëpunësuar tregtar, transmeton Portalb.mk.

“Ligji ekzistues për marrëdhëniet e punës është miratuar në vitin 2001. Me këtë ligj, për herë të parë, janë braktisur disa koncepte dhe zgjidhje dhe u miratuan të reja. Duke pasur parasysh periudhën e kaluar kohore dhe dinamikën e ndryshimeve në rrjedhat shoqërore dhe jetën shoqërore, por edhe ndryshimet në legjislacionin e BE-së në fusha të caktuara është shfaqur nevoja për revizion të plotë të sistematizimit dhe rregullimit të marrëdhënieve obligative. Për atë qëllim me Strategjinë për reforma në sektorin e jurisprudencës 2017-2022 është paraparë miratim i Ligjit të ri për marrëdhëniet obligative si përcaktim strategjik për harmonizim të fushës civile juridike me standardet evropiane dhe rrjedhat bashkëkohore shoqërore”, thuhet në arsyetimin e lajmërimit për përgatitje të ligjit të ri të publikuar në Regjistrin e vetëm nacional elektronik të rregulloreve (ENER).

Në atë shtohet se qëllimi kryesor i ligjit të ri është harmonizimi me direktivat evropiane: Direktiva 2011/7/BE për luftë kundër pagesës me vonesë në transaksionet tregtare në lidhje me kamatat ndëshkimore, Direktiva 2011/83/BE për të drejtat e konsumatorëve, në lidhje me të drejtat e udhëtarëve në marrëveshjet për organizim të udhëtimeve, Direktiva 86/653/BEE për harmonizim të të drejtave të shteteve-anëtare në lidhje me përfaqësuesit e vetëpunësuar tregtar dhe DirektivaBE 2015/2302 për paket-aranzhmane dhe aranzhmanet e lidhura për udhëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button