EA sponzoroi Twitch Streams për të promovuar përmbajtjet e reja të Apex Legends

Shpesh herë, zhvilluesit (developers) përpiqen të reklamojnë lëshimin e një loje të re në opinion duke e paguar Twitch-in. Me këtë ata dëshirojnë që loja e tyre të bëhet më e popullarizuar dhe të gjejnë lojtarë të rinj. Por këtë javë, kompania EA kishte një qasje tjetër dhe unike për t’u reklamuar, shkruan Esports Observer, transmeton Portalb.

Në vend se të reklamonte lojën e re, kompania EA u kërkoi ndikuesve (influencers) të transmetonin sezonin e ri të lojës së saj Apex Legends. Me një hartë të re, karakter të ri të luajtshëm, një armë të re dhe një sezon të freskët të lojës, EA u përpoq të monopolizonte Twitch-in duke nxitur transmetuesit nga të gjitha sferat e platformës për të luajtur lojën e saj.

Apex Legends

Nëse e analizojmë drejtorinë e Apex Legends do të kuptojmë qartë se EA nuk kishte për qëllim që vetëm ndikuesit më të mirë të luajnë lojën e tyre, por të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button