Si në kohët e vjetra, aktorët e “Friends” bëhen bashkë

Ndonëse karrierat e tyre kanë qenë të pasura me shumë prodhime kinematografike apo seriale sërish një nga serialet më të njohura ku aktorët Jennifer Aniston Matt LeBlanc, Courtney Cox etj kanë fituar famë ka qenë padyshim “Friends”, njofton Opinion.al.

Aktorja e njohur 55-vjeçare Courteney Cox ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën shfaqet së bashku me aktorët Jennifer Aniston dhe Matt LeBlane duke i kujtuar fansave të tyre në kohët e serialit.

“Një natë e vështirë por prapë së prap më pëlqen,”-ka shkruar Cox në rrjete sociale.

Të tre shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që nuk është hera e parë që Courtney poston foto bashkë me kolegët e saj. Ende nuk është përcaktuar nëse do të ketë një takim zyrtar me gjjthë aktorët e kastit të serialit, i cili vetëm pak kohë më parë bëri 25-vjet nga transmetimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button