Negociatat për pagat në arsim, MASh-i e bëri publike ofertën pas takimit me SAShK-un

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedelkov dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Ademi ka propozuar rritje të pagave në muajin prill të vitit 2020, por vetëm për 10 për qind, që është më pak se gjysma e shumës së kërkuar nga Nedelkovi, prej 25 për qind, transmeton Portalb.mk.

“Propozimi përfundimtar është, që nga muaji prill, pagat të rritet për 10 për qind shtesë në veprimtarinë arsimore, duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë e shkencë”, tha Ademi.

Ademi ka njoftuar se, kjo ofertë është propozim edhe i kryeministrit, Zoran Zaev.

“Mbetet që nesër në seancë qeveritare, ky informacion i propozuar nga kryeministri, të miratohet, dhe mbetet që SAShK-u në Këshill ta shqyrtojë, dhe njëkohësisht të njoftohemi për epilogun e takimit të sotëm dhe të negociatave”, tha Ademi.

Meqë oferta e MASh-it është më e ulët nga përqindja që u kërkua nga SAShK-u, kryetari i saj, Jakim Nedelekov nuk deshi të deklarohet se, a do të shkojë arsimi në grevë të përgjithshme, pasi siç tha ai, oferta e Ademit do të shqyrtohet nga Këshilli i SAShK-ut.

“Pajtohem se takimi i sotëm ishte konstruktiv. U analizuan më shumë aspekte. Si aspekti i mundësive që i ka shtetit për rritjen e pagave në arsim. Aspekti tjetër ishte edhe termini se, kur do të nis realizimi i saj. Sigurisht, Këshilli duhet ta analizojë ofertën. Do të na duhen disa ditë, që të mund të sjellim vendim se, a jemi të kënaqur apo jo”, tha Nedelkov.

Personalisht Nedelkovi vlerësoi se, mundet edhe më shumë nga ajo çfarë ofroi Ademi.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave, ndërsa MASH ka heshtur në lidhje me kërkesat e tyre. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti greve paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%, përndryshe në tetor do të vazhdojnë grevën e përgjithshme.

Javën e kaluar SASHK i dha afat edhe një javë MASH-it për të vendosur për një zgjidhje përfundimtare më së voni deri këtë të hëne.

LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button