Çmimin Nobel për mjekësi e fituan tre shkencëtarë

Dy shkencëtarë amerikanë, dhe një anglez, janë fituesit e sivjetëm të Çmimit Nobel në mjekësi. Komiteti i Nobelit i vlerësoi zbulimet e tyre, për mënyrën se si qelizat njerëzore përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit, shkruan REL.

“Zbulimet e treshes i kanë hapur rrugën strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera”, tha Komiteti.

Shkencëtarët, William Kaelin, Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza, vendosën bazën për të kuptuar se si nivelet e oksigjenit ndikojnë në metabolizmin qelizor dhe funksionin fiziologjik, u tha më tutje në deklaratë.

Treshja do të ndajnë çmimin prej rreth një million dollarësh.

Që nga viti 1901, ky është çmimi i 110-të që ndahet për mjekësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button