“Plusinfo” publikoi vërejtjet e Komisionit të Venedikut për Ligjin e gjuhëve, Deskoska refuzoi t’i komentojë

Portali maqedonas “Plusinfo” ka publikuar vërejtjet e Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe. Ndër vërejtjet konsiderohet të jetë, zbatimi Ligjit në procedura gjyqësore, gjoba e lartë, përfshirja e shtetësisë dhe komunikimi i shkruar ndërinstitucional, transmeton Portalb.mk.

Në raportin e Komisionit e Venedikut vlerësohet se, me Ligjin mundësohet zbatim i gjerë i gjuhës shqipe.

“Sipas mendimit të Komisionit të Venedikut, në disa fusha Ligji shkon larg, duke futur detyrime juridike joreale të institucioneve publike. Kjo ndodh me dispozitat me të cilat parashihet përdorimi i gjuhës shqipe në procedura gjyqësore, të cilat janë formuluar në formë të gjerë, të cilat me siguri do të kërkonin përgatitje shumëvjeçare që e njëjta të zbatohet në tërësi”, thuhet në tekstin e “Plusinfo”-s.

Më tej thuhet gjithashtu se, “Komisioni kërkon të revidohet Ligji”:

– të heq dorë nga dispozitat e Ligjit në lidhje me dygjuhësinë në procedura gjyqësore dhe të ndërmerren masa të patjetërsueshme që të sigurohet realizim efikas të gjuhën në kërkesat gjuhësore të Ligjit të vitit 2018-të,

– të revidohet neni 3 i Ligjit – parashikim i përdorimit të gjuhës shqipe në komunikim të brendshëm dhe ndërinstitucional, për shembull me kufizimin e volumit të komunikimit zyrtar në formë të shkruar ose anulim të futjes së saj në fuqi, derisa zbatimit i kësaj dispozite nuk është reale,

– të hiqet shtetësia në Ligj me qëllim që të mundësojë që secili individ t’i realizojë të drejtat gjuhësore,

– të anulohet parashtrimi i gjobave derisa nuk ndryshohet ligji që të sigurohet stabilitet juridik dhe të ndryshohet dhe plotësohet neni 22 me qëllim që të ulet sasia e dënimeve, të zgjerohet dallimi ndërmjet shumës së minimale dhe maksimale.

Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska nuk do ta komentojë mendimin e ekspertëve të Komisionit Venedikut për Ligjin e gjuhëve deri në miratimin e tij nga Komisioni – kur bëhet zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button