Prej sot pagesa elektronike edhe në pikën për tarifë rrugore në “Milladinovc”

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore prej sot e lëshoi në punë pagesën elektronike në pikëpagesën rrugore në Milladinovc. Në fillim në funksion do të jenë vetëm kartelat elektronike “M-Card”  e më pas do të fillojë funksionimi i pagesës në këtë pikë edhe me m-tag, njofton META, transmeton Portalb.mk.

Me implementimin e sistemit të taksave “Milladinovc”, shoferët të cilët udhëtojnë në autostradat Shkup – Kumanovë dhe Shkup – Shtip do të mund të përdorin pagesën elektronike. Është sistem që tashmë ka filluar të aplikohet përgjatë pikave të Korridorit 10, duke përfshirë si dhe në pikën “Ramali” te Kumanova.

Me vënien në funksion të pagesës elektronik të tarifës në pikën “Milladinovc” të vënë në punë, NP për rrugë shtetërore filloi realizimin e kredisë së dytë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtim të tre pikave të reja në autostradat Kërçovë – Ohër dhe Milladinovc – Shtip dhe për aplikim, të pagesës elektronike në pesë pika përgjatë Korridorit 8. Projekti do të realizohet gjatë 12 muajve të ardhshëm, e për këtë qëllim janë ndarë 13,7 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button