Padi kundër personit që ka gjuajtur me armë në fshatin Bojanë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup dorëzoi aktakuzë kundër një personi i cili më 14 shtator në fshatin Bojanë të Shkupit me gjuatje të armëve të zjarrit – pushkë automatike dhe gjysmëautomatike që i ka poseduar pa leje, ka shkaktuar rrezik të madh për jetë të disa personave të cilët në atë moment kanë qenë në afërsi të pusit të fshatit.

Prokuroria e akuzoi këtë person se ka kryer vepra penale – duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe përpunim pa autorizim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose materie spërkatëse.

“Ai së pari ka filluar mosmarrëveshje verbale dhe fizike me një person. Pas kësaj, me pushkë gjysmëautomatike “Zastava M57” me kalibër prej 7,62x25mm, i cili e ka poseduar pa leje, i akuzuari ka gjuajtur disa projektilë drejt dyqanit para të cilit janë ulur bashkëfshatarët e tij. Menjëherë pastaj, ka hyrë në shtëpinë e tij prej ku ka dalë me pushkë automatike “Zastava M70B1″ me kalibër 7, 62x39mm, armë e cila u është ndaluar qytetarëve. Në oborr ai ka gjuajtur disa projektilë në ajër. Fshatarët e kanë paraqitur në polici, pas së cilës personi është arrestuar, ndërsa arma i është marrë”, citohet në kumtesë.

Duke i vlerësuar bazat ligjore për shkak të të cilave personit së pari i ishte përcaktuar masa e paraburgimit edhe më tutje ekzistojnë, prokurori kompetent publik deri te Gjykata Themelore Publike Shkup dorëzoi edhe propozim të veçantë për vazhdim të masës së paraburgimit për të akuzuarin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button