Zgjedhjet në Kosovë: Numërimi i 98 përqindëshit të votave në nivel shtetëror

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Nga numërimi i 98 përqindëshit të votave në nivel shtetëror, e para është Lëvizja Vetëvendosje me 25.56 për qind, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.86 për qind, dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës me 21.10 për qind.

Numërimi i 98 përqindëshit të votave
Numërimi i 98 përqindëshit të votave

Ky subjekt politik ka festuar të dielën fitoren në qendër të Prishtinës. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar se do t’i nis shumë shpejt bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Sidoqoftë, procesi zgjedhor konsiderohet i përmbyllur pas shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe certifikimit të tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Liderët politikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) kanë komentuar procesin zgjedhor në Kosovë. Partitë Alternativa, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë uruar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, e kurse Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar Kosovën, transmeton Portalb.mk.


Për zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në Kosovë, ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, pas mbylljes së votimeve, përmes rrjetit social Twitter tha se vota e qytetarëve dëshmon përkushtimin e madh për Kosovën.

“Ditë shumë e mirë, i lumtur të shoh që po e shfrytëzoni të drejtën e votës. Vota juaj dëshmon përkushtimin e madh për Kosovën”, tha Kosnett.


Zgjedhjet në Kosovë nuk kaluan pa marrë vëmendjen e medieve botërore. Është edhe gjiganti televiziv BBC që i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të jashtëzakonshme që të dielën u mbajtën në Kosovë.

BBC në artikullin e saj thotë se partitë opozitare e kanë shpallur fitoren pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga Gjykata Speciale.


 

Rezultatet e mbi 90 për qind të kutive të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

  • Lëvizja Vetëvendosje 25,79 për qind
  • Lidhja Demokratike e Kosovës 25,05 për qind
  • Partia Demokratike e Kosovës 21, 15 për qind
  • Koalicioni AAK – PSD 11,63
  • Koalicioni Nisma – AKR 4,92
  • Lista Serbe 6,21 për qind

00:00 – Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është bashkuar festës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas rezultateve të para zgjedhore, të cilat tregojnë se kjo parti ka fituar 26 për qind të votave. Në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë shumë aktivistë dhe qytetarë të Prishtinës.

Festa e Vetëvendosjes në Kosovë
Festa e Vetëvendosjes në Kosovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button