Kadri Veseli: PDK në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje, njofton Kallxo.com.

Në një konferencë për media Veseli ka thënë se PDK do të kalojë në opozitë. Me votat e numëruara deri më tani, PDK është partia e tretë me rreth 21 për qind të votave.

“Së bashku me PDK kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam.Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK do të kalojë në opozitë por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”, tha ai në një konferencë për media.

Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje prin me rezultat e përcjellur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në vendin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button