Bujar Osmani premtoi “One Stop Shop” ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Bujar Osmani, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane përsëri doli të monitoron disa IPA-projekte në terren, transmeton Portalb.mk.

Këtë herë, ai vizitoi pjesën jug-perëndimore, duke ndjekur punimet në vendkalimin kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, “Qafë Thanë”. Monitoroi terminalin e ri doganor që është lëshuar muajin e kaluar.

“Sot jam në Strugë, Qafë Thanë, që të  monitoroj dhe të kryej mbikëqyrje të një projekti të rëndësishëm për ndërtimin e terminalit doganor në vendkalimin kufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri  të ndërtuar pikërisht me këto mjete, me rreth një milion euro nga mjetet-IPA. Krijuam kushte për një “One Stop Shop” më bashkëkohor midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, tha Osmani.

Osmani në video thotë se rreth 1,2 miliardë euro tatimpaguesit e BE-së i japin si mjete të pakthyeshme për Maqedoninë e Veriut nga viti 2007 e deri në vitin 2020.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button