Votuan gjithë kandidatët për kryeministër në Kosovë

Në orën 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, transmeton OraNews.

Më shumë se 1 milion e 900 qytetarëve iu është caktuar e drejta për të votuar dhe për të zgjedhur 120 deputetë.

Në garën zgjedhore janë 25 subjekte politike, por më  dominuese janë Lëvizja Vetëvendosje (VV), LDK, PDK, koalicioni AAK – PSD  dhe koalicioni NISMA – AKR, të cilat kanë dominuar edhe në sondazhet e  publikuara gjatë kohës së fushatës.

Aktualisht kanë ushtuar të drejtën e votës kreu i PDK-së, Kadri Veseli; kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Fatmir Limaj: Vota sot do t’i japë mundësi vendit të bëjë hapat e duhur

Kreu i NISMA Socialdemokrate dhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj ka votuar.

Limaj: Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që ka do qytetar. Pres që vota sot do ti japë prespektivë dhe mundësi të jashtëzakonshme që vendi të bëjë hapat e duhur.

Vjosa Osmani: Ditë vendimtare për të ardhmen e Kosovës

Kryetarja e LDK-së dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka votuar.

Osmani: Kjo është një ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës. I bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e këtij procesi historik dhe demokratik.

Ramush Haradinaj: Qytetarët kanë në dorë të vendosin vetë

Kreu i AAK dhe pretendenti për kryeministër, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar për zgjedhjet.

Haradinaj: Edhe ne votuam. I lus të gjithë qytetarët të votojnë. Vetëm me votë vendosim vetë. Është sukses për Kosovën një demokraci kaq  e mirë. Urime këto zgjedhje, urime të gjithëve. Jemi në proces të rëndësishëm. Të gjithë duhet të vendosim si është e drejta për vendin tonë. Ata që votojnë vendosin për fatin e tyre.

Albin Kurti: Ta shfrytëzojmë këtë shans unik 

Kryetari i Lëvizjes VetëVendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka votuar.

Albin Kurti: Sot është një ditë e veçantë, të gjitha partive u përgjigjet populli. Nuk ka rëndësi nëse je i pasur, i varfër, nga qyteti ose jo, të gjithë jemi të barabartë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë këtë shans unik për karakterin dhe të jashtëzakonshëm për nga pesha. Të presim në orët e mbrëmjes që votimin masiv ta shndërrojmë në një festë masive.

Kadri Veseli – qytetarëve: T’i japim përspektivë vetëvetës

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli votoi pak më parë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, krah së cvilës i ftoi qytetarët të marrin pjesë në votime.

Kadri Veseli: Sot është një ditë e mirë, e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I ftoj të gjithë qytetarëve t’i japim perspektivë vetvetes, Kosovës perëndimore, fëmijëve tanë, të ardhmes. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button