fbpx

AK: Fshihet vizita e ministrit serb, e presim me protesta!

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ashpër kundër qeverisë, e cila ka fshehur për më shumë se një jave vizitën ministrit te jashtëm serb Ivan Mrkiç i cili vjen nesër në Tiranë.

“AK Shpreh shqetësimin e saj  të thellë për mënyrën e organizimit të kësaj vizite dhe mungesën e transparencës të disa takimeve radhazi të shtetasit Berisha me diplomacinë rajonale. Denoncojmë para  opinionit publik se ka disa të dhëna që  negociatat për vizitën e ministrit të jashtëm serb Ivan Mrkiç janë kryer nga pazarxhiu i Ballkanit Damir Fazlliç”, thuhet në deklaratën për shtyp të Alenacës.

Aleanca Kuq e Zi më tej ka shtuar në deklaratë, se e “konsideron te pa tolerueshme faktin që marrëdhëniet Shqipëri- Serbi janë të pakushtëzuara nga pala shqiptare. “Pavarësisht faktit se Serbia nuk njeh shtetin e Kosovës, nuk respekton të drejtat e shqiptareve në Luginën e Preshevës, nuk kanë kërkuar ende falje për gjenocidin e kryer dhe krimet kundër popullatës shqiptare. Njoftojmë mbarë  opinonin publik se do ta prese ministrin e jashtëm serb Ivan Mrkiç me protesta”, përfundon deklarata e AK-së. /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close