Të dhënat e para konfirmojnë daljen e një numri më të madh të votuesve se para dy vjetësh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një konferencë të mbajtur ka njoftuar se deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 174 mijë 669 votues apo 9.64 për qind, transmeton Koha.net.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës në vitin 2017 kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 për qind e votuesve

“Procesi i votimit është duke shkuar në rregull. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga 94 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 174 mijë e 669 votues apo 9.64 për qind e votuesve. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës në vitin 2017 kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 për qind e votuesve”, ka thënë ajo.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, deri në të njëjtën kohë janë 24.425 votues më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button