fbpx

Përveç votës, Halil Kastrati dha edhe një premtim

Përfaqësuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit, humanisti i madh, Halil Kastrati, kreu obligimin e tij si qytetarë i Republikës së Kosovës duke votuar në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren, njofton Klan Kosova.

“E kreva obligimin tim si qytetarë. Shpresoj që do të bëhet më mirë për popullin tonë”, tha ai duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në votime.

Poashtu, gazetari i Klan Kosovës, i cili gjendet në terren, Enis Reçica e ka pyetur Kastratin për planet e tij për të varfrit.

“Jetimat e Ballkanit nga 1 janari e deri më 31 dhjetor nuk janë ndalë dhe nuk do të ndalen. Ne jemi në shërbim të nevojtarëve dhe mundohemi t’ju gjendemi secili që ka nevojë. Fushata jonë zgjatë gjithë vitin”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button