Si ta realizoni maskën për heqjen e pikave të zeza në shtëpi vetëm me dy përbërës

Në treg ekzistojnë shumë maska të zeza për heqjen e pikave dhe pastrimin e papastërive në fytyrë. Megjithatë nuk jemi të sigurt nëse janë vërtetë efektive apo se çfarë përbërësish kanë. Çfarë mund të ishte më e sigurt se një maskë e bërë nga vetë ne në kushte shtëpie? Më poshtë mund të mësoni si të përgatisni një maskë në shtëpi me vetëm dy përbërës, transmeton Revista Class.

Gjithçka që ju duhen janë pak qymyr i aktivizuar dhe xhelatinë. Xhelatina përmban kolagjen natyral dhe penetron menjëherë në fytyrë dhe e bën atë më elastike. Ndërsa qymyri i aktivizuar than dhe zvogëlon poret, si dhe redukton aknet dhe pikat e zeza apo ato të bardha. Po ashtu, ai pastron në thellësi.

Përgatitja dhe përdorimi:

-Tretni një lugë gjelle xhelatinë në pak ujë të ngrohtë

-Shtoni një tabletë karboni të aktivizuar

-Aplikojeni masën në fytyrë me anë të një furçe dhe lëreni për 15 minuta

– Hiqeni me dorë dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button