E kam vetëm shok/qe…Ja gënjeshtrat gjatë ndarjes!

Ndarjet nuk janë të këndshme dhe shpesh herë gënjejmë kur vjen puna të ndahemi nga partneri. Ose dhe e kundërta, na gënjejnë për të mos qenë më to. Këto janë “arsyet” më të shpeshta pse një person vendos të largohet si dhe “premtimet” çfarë më tej… 

1.Nuk e ke fajin ti po unë
Është kjo një fjali tejet e njohur, madje dhe klishe dhe është tipike për ato persona që nuk kanë guxim të pranojnë të vërtetën dhe fshihen duke marrë barrën përsipër që të kalojnë më lehtë ndjenjën e fajësisë.

2.Do të jemi shokë
Ky është një justifikim të cilin më shumë e përdorin femrat, por nuk domethënë se edhe djemtë se kanë specialitet. Por e vërteta është se rrallë herë apo asnjëherë nuk mundet të ketë shoqëri pas një lidhjeje ( nëse ajo nuk ka qenë one night stand ndoshta..) dhe këtë duhet ta keni parasysh nëse dëgjoni frazën e lartpërmendur.

3.Mirë jam, jeta vazhdon
Frazë shumë bindëse në teori, zakonisht përdoret në javët e para të ndarjes kur me forcë mundoheni ta bindni veten dhe tjerët se tani më ju keni vazhduar më tej. Por çfarë ndodh në fakt? Sa e shikoni me një tjetër ju rrokulliset bota mbi kokë.

4.Atë e kam vetëm shok
Nuk ndahemi për shkak të asaj/tij, atë e kam vetëm shok dhe asnjëherë nuk kam qenë ose do jem me të. Dhe…. hop, pas ca kohe, i sheh për dore!

Edhe pse ndoshta i kemi përdorur këto fjali dhe kemi dalë nga situata, megjithatë,  më mirë është të jemi të sinqertë për arsyet dhe të vazhdojmë secili me jetën e vetë në paqe. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button