Nga 1 nëntori do të lirohen nga kontributet, punëdhënësit që i rritin rrogat e punëtorëve për 100 euro

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut premtoi se do të lirohen nga kontributet pensionale dhe shëndetësore, nëse pronari vendos t’i rritë rrogat për 100 euro, transmeton Portalb.mk.

“Plani  është nga 1 nëntori të fillojmë me realizimin e masës së subvencionimit të kontributeve nga pagat e rritura. Ligji është gati, bisedojmë me të gjitha palët e prekura, i matim të gjitha vlerat  dhe do t’i mundësojmë çdo pronari ose menaxheri që nëse e rrisin pagën deri 100 euro kontributet do t’i paguajmë ne nga shteti edhe sigurimin pensional dhe shëndetësor ne do t’i paguajmë”, deklaroi  Zaev.

Zoran Zaev sqaroi se këto masa merren në kuadër të veprimeve të qeverisë për rritjen e pagave, e cila për dy vjet është rritur për 2 mijë denarë. Sipas tij, paratë kthehen prapa te qytetarët, ndërsa shpenzimet për jetë gjatë gjithë kohës zvogëlohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button