Rada Trajkoviç pas votimit: T’i japim fund dhunës së Beogradit

Ka nisur normalisht procesi i votimit në Kosovë. Ka votuar edhe Rada Trajkoviç e cila ka dhënë një intervistë për Top Channel pas votimit.

“Sot është një ditë e madhe dhe mëngjes i bukur. Besoj se qytetarët do t’i zgjedhin përfaqësuesit nga lista e Koalicionit “Liria” për t’i përfaqësuar.

T’i japin fund kësaj dhune të Beogradit për mos lirinë e përkrahësve tanë. Ne do t’i mbrojmë interesat e qytetarëve”.

Ndërkohë Vladimir Millkiç menaxher në një nga pikat e vendvotimit u shpreh:

“Qendra e votimit 4301 në Graçanicë është hapur në ora 7 dhe materiali ka ardhur me kohë. Siç e shihni votuesit kanë filluar të votojnë qysh herët dhe gjithçka po ecën në rregull. Për siguri kemi kujdestar policët që po qëndrojnë si në çdo pikë vendvotimi. Ata nuk hyjnë brenda në vend derisa nuk i thërrasim ne”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button