Anashkaloni këto rrugë të Shkupit, sepse ka gara në vrapim

Në Shkup sot nga ora  08:00 deri në ora 11:30, Lidhja e Sportistëve të Shkupit, do të mbajë garën “Shkupi vrapon 10K 2019”.

Në këtë rast, rruga e parashikuar e lëvizjes është nga bulevardi  “Ilinden” (në të dyja drejtimet), udhëkryqi me rr. “Naum Naumovski Borçe” (Shatërvani i Parkut të Qytetit) deri në udhëkryqin me rrugën “Nikolla Parapunov”, më pas majtas në rrugën “Nikolla Parapunov”, djathtas në bulevardin “Partizanski Odredi” në udhëkryqin me rrugën “Angel Dinev” (Ura Vllajko), bulevardi “Partizanski Odredi” (drejt “City Mall”) deri tek udhëkryqi me rr. “Ljubljanska”, pastaj poshtë bulevardit “Partizanski Odredi”, menjëherë pas rrugës së “Nikolla Parapunov” djathtas në bulevardin “Ilinden” deri në fund të (Shatërvanit Parku i Qytetit).

Siç bëri të ditur Ministria e punëve të brendshme, për këtë arsye, Departamenti për siguri të komunikacionit rrugor në periudhën e lartpërmendur  do të ndërmarrë  masa për regjin të posaçëm të komunikacionit me çfarë komunikacioni do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.

MPB u bën apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button