Nesër Ministria dhe Sindikata vendosin për rritjen e pagave për arsimtarët

Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) dhe Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës (SASHK) të hënën do të takohen për të vendosur në lidhje me kërkesat tashmë publike të SASHK-ut në lidhje me rritjen e pagave për punonjësit e arsimit për 25%, transmeton Portalb.mk.

“Të hënën përsëri do të kemi takim të përbashkët, shpresoj se do të jetë e fundit me këtë temë për këtë periudhë, sepse gjithmonë do të jetë aktuale tema e rritjes së pagave”, deklaroi ministri Arbër Ademi gjatë prezantimit të projektit “Ndërtojmë ura” në Parkun e Shkupit.

Kryetari i SASHK-ut shprehet optimist se qeveria do të del me një propozim që do të përmirëson kushtet e arsimtarëve.

“Do të më vjen keq nëse Qeveria del me një propozim joserioz i cili do të jetë i papranueshëm për gjithë të punësuarit në arsim. Atëherë ne nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç të sjellim vendim që të ushtrojmë shtypje të shtuar, ajo është grevë e përgjithshme”, deklaroi kryetari Jakim Nedelkov, kryetari i SASHK-ut.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave, ndërsa MASH ka heshtur në lidhje me kërkesat e tyre. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti greve paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%, përndryshe në tetor do të vazhdojnë grevën e përgjithshme.

Javën e kaluar SASHK i dha afat edhe një javë MASH-it për të vendosur për një zgjidhje përfundimtare më së voni deri këtë të hëne.

LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button