I dënuar me 10 vjet burg për vrasje, ‘mashtroi’ policinë italiane dhe u arratis, zbardhet skema)

Një shqiptar i cili njihet si një person me rrezikshmëri të lartë është arratisur nga burgu në Campobasso të Italisë ku ishte i dënuar për vrasje, shkruan Agjencia e Lajmeve Sot News.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i dënuar kishte dalë nga burgu një ditë më parë pasi kishte marrë leje për çështje pune.

Por ai ka kaluar orët e lejes dhe nuk është paraqitur më në burg, në mënyrë që të rikthehej në qeli.

Karabinierët janë vënë në ndjekje të tij, për ta rikthyer sërish në burg shqiptarin e rrezikshëm në mënyrë që të përfundojë dënimin prej 10 vitesh.

Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë ndihmuar nga bashkëpunëtorë, jashtë burgut. Gjithsesi fotografia e tij është shpërndarë në të gjitha mediet dhe po kërkohet masivisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button