Koha: Ka marrëveshje të “heshtur” mes partive për zgjedhje parlamentare në mars në RMV

Edhe pse nuk e thonë hapur, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm. Madje, në gjysmën e parë të vitit. Partia e kryeministrit Zoran Zaev që nga kjo javë do të fillojë me Strategjinë e re, konkretisht realizimin e tribunave në secilin komunë dhe takime fshat më fshat, apo siç shprehen në LSDM, takime “derë më derë” me qytetarët, me qëllim që të informohen nga afër me nevojat e tyre, por edhe për të sqaruar gjithë atë që kanë implementuar nga Programi zgjedhor i para tre viteve, shkruan gazeta Koha. Programi dhe Strategjia tashmë është gati, ndërsa fushata do të quhet “Në rrugë të drejtë”, derisa ngjyrat e fushatës do të jenë “kuq e bardhë”.

LSDM ME PROGRAM TË RI, BDI VIJON ZGJEDHJET E BRENDSHME

Të pyetur nëse LSDM po fillon fushatë përgatitore për zgjedhje të parakohshme, ata thonë se realisht, LSDM është për zgjedhje në tetor të vitit të ardhshëm, por se Strategjia e re do të jetë gati deri në mars të 2020-ës. Duket se marrja e datës për negociata më 17 tetor dhe anëtarësimi i plotë në NATO më së voni në janar, ka bërë që LSDM e Zaevit të ketë alibi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në muajin e mars, apo më së voni në prill vitin e ardhshëm.

Në ndërkohë, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka nis me përgatitje të strukturës për zgjedhje të parakohshme. Kuvendet zgjedhore të kësaj partie po vazhdojnë në secilën Degë dhe Nëndegë, ndërsa në pjesën më të madhe të strukturave lokale, BDI ka nis me ndryshime në udhëheqësi.

MICKOSKI PUBLIKOI EKIPIN STRATEGJIK

Zgjedhje të parakohshme parlamentare ka kohë që kërkon VMRO e Hristijan Mickovski, si dhe opozita shqiptare. Dje, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ka formuar ekip të ekspertëve, të cilët do t’i ndihmojnë  në krijimin e politikave. Ekipi përmban 16-të ekspertë, vendor dhe të huaj, të cilët Mickovski i prezantoi para gazetarëve.

Zgjedhje të parakohshme ka kohë që kërkon edhe opozita shqiptare – Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.

LIGJI I PËRZHINËS E KAP MUAJIN MARS-PRILL

Ligji i dalë nga Marrëveshja e Përzhinës për zgjedhje të rregullta parlamentare parashikon që, 100 ditë para zgjedhjeve, të formohet Qeveri teknike, ndërsa për zgjedhje të parakohshme, Parlamenti nuk mund të shpërbëhet nën 50 ditë. Me këtë, matematika tregon se në muajin mars-prill, pushteti ka mjaftueshëm kohë për të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button