Zëvendëskryeministri Angjushev: Pagat e inxhinerëve ndërtimorë rriten në mënyrë të shpejtë

Fakulteti i Ndërtimtarisë është njëri ndër institucionet arsimore kyçe të cilat ndikojnë praktikisht mbi të gjithë ndërtimtarinë në shtet, ndërsa i cili është një ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik në shtet. Nëse duam ekonomi të shëndoshë, duhet të kemi kuadër të arsimuar mirë  në këtë fushë, theksoi sot zëvendëskryeministri Koço Angjushev në shënimin e 70-vjetorit të ekzistimit të të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, shkruan MIA.

Ai theksoi se sot vështirë mund të gjendet inxhinier ndërtimor solid, ndërsa në këtë rast të mos paguhet mirë.

“Unë këtë e di nga bashkëpunimi me të gjitha kompanitë ndërtimore. Mendoj se veçanërisht  inxhinierëve të  ndërtimit pagat u rriten në mënyrë rapide edhe atë kjo është vetëm një ndër kushtet ata personat e rinj ta gjejnë të ardhmen në shtetin tonë. Kuptohet, duhet të kenë edhe një ambient më të mirë, shtet stabil, sistem të mirë shëndetësor, që mot të largohen prej këtu”, tha Angjushev lidhur me problemin për largimin e kuadrit të ri  profesional nga shteti.

Ai theksoi se faktet tregojnë se pagat në dy vitet e fundit janë rritur 10 për qind.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski theksoi se me Fakultetin e Ndërtimtarisë kanë bashkëpunim të mirë.

“Ndërtimtaria është një ndër ato fusha, të cilat janë pjesë e rëndësishme e BPV-së, përfshijnë numër të madh të punëtorëve në shtetin tonë. Besoj se kjo do të rritet në periudhën e ardhshme, sepse dinamika, e cila në dy vitet e fundit rritet në pjesën e ndërtimit në çfarëdo baze të infrastrukturës, ndërsa është për t’u përshëndetur, Pritjet tona janë se edhe në vitin 2020, me një dinamikë edhe më të madhe, do të ketë progres në aktivitete serioze në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, në pjesën e gazifikimit”, tha Sugareski.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Zllatko Sërbinovski theksoi se si qytetarë në shtetin tonë druan nga ikja e përgjithshme e të rinjve, por nga ana tjetër është krenar që personave profesionalë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, të cilët shkojnë jashtë vendit, u pranohen diplomat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button