Gjatë zgjedhjeve në Maqedoni lufta hibride është udhëhequr nga territori i Bullgarisë

Tema e kërcënimeve hibride, e cila është proces dinamik, i rrezikon të gjitha vendet e Evropës Juglindore. Kthimi i interesit të SHBA-së në këtë pjesë të Ballkanit është për përshëndetje,  me shikim të asaj që do të mbyllet procesi i integrimit euroatlantik dhe shpejtë  do të mbyllen  çështjet e caktuara të hapura, porositi sot prorektori i Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” Marijan Gjurovski në Shkollën rajonale për siguri me temën “Kërcënimet hibride dhe impakti i tyre i demokracisë – sfidat për bashkëpunim rajonal”.

Sipas tij, veçanërisht e rëndësishme është  të përgatiten resurset njerëzore të përgjigjen në këmbim të informatave, duke theksuar se, përderisa në bazë të parimit të profesionalizmit, departizimit dhe dekriminalizimit nuk ndërtojmë  sistem profesional të sigurisë,  ne nuk do të shohim faktor kredibil dhe mundet  në fillim  të mos i marrim të gjitha informatat.

Drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare Viktor Dimovski citoi se kërcënimet hibride me të vërtetë kohëve të fundit  bëhen kërcënim serioz për sigurinë kombëtare si në vendin tonë, ashtu edhe në rajon.

Tatjana Dronzina, profesorëshe në Universitetin e Sofjes, theksoi se tërësisht pajtohet  me atë se ekzistojnë  kërcënime hibride, duke potencuar se ajo shihet në punën e mediumeve, të partive politike të cilat nuk punojnë  për interesat kombëtare, si dhe gjatë sjelljes së vendimeve për Bullgarinë, sepse zgjidhjet  gjenden jashtë  ose për to pyeten njerëz tjerë.

“Gjatë zgjedhjeve në Maqedoni në masë të madhe tërë lufta hibride është udhëhequr nga territori i Bullgarisë, sepse atje gjendet  selia e  inteligjencës ruse. Ashtu që nga ajo pikpamje unë  përfshihem në mendimin e kolegëve se ne duhet së bashku të luftojmë, sepse e ardhmja, si e Bullgarisë ashtu edhe e Maqedonisë është në BE dhe NATO”, ka potencuar Dronzina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button