Ish kreu i Supremes, Vangellovski është ankuar për vendimin e Këshillit gjyqësor për shkarkimin e tij

Ish kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangallovski i cili është suspenduar dhe shkarkuar nga Këshilli gjyqësor, para skadimit të afatit ligjor ka parashtruar dy ankesa, transmeton Portalb.mk.

Ai ka kërkuar të rishqyrtohet edhe vendimi për suspendim, edhe pse sipas burimeve në Këshill nuk ka të drejtë për atë. Me këtë vendim, Vangellovski ka qenë përkohësisht i larguar nga kryerja e funksionit gjyqtar dhe nga funksioni kryetar i gjykatës, me çka praktikisht i është ndaluar edhe të futet në ndërtesën e Gjykatës.

Për ankesën të cilën e ka parashtruar në lidhje me vendimin për shkarkim, ajo do të dërgohet në Gjykatën Supreme që duhet të formojë komision prej tre gjyqtarëve nga Gjykata Supreme, nga një prej katër Rajonet e apelit dhe dy gjykatës nga gjykata amë e gjyqtarit të shkarkuar.

Nëse pranohet ankesa e Vangellovskit, rasti përsëri do të kthehet në Këshillin gjyqësor, i cili sërish do të vendos për shkarkimin e tij.

Këshilli gjyqësor në mbledhje të mbajtur më 10 shtator unanimisht e shkarkoi kryetarin e Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski për punë joprofesionale dhe të papërgjegjshme në shërbim. Në mbledhjen e njëjtë është shkarkuar edhe gjykatësja supreme Rahillka Stojkovska – që të dy për shkak të vendimit që e miratuan, e me të cilin e anuluan paraburgimin për Sead Koçan, i akuzuar në rastin Trust dhe i mundësuan atij të mos shkojë në paraburgim.

Opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës i cili kryen ndikime dhe direktiva partiake. Vangellovski ishte kumbar i ish kryetarit të Parlamentit, ose deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski.

Për lëndën për Sead Koçan, parashtresë në Këshillin gjyqësor për punë joprofesionale është parashtruar edhe kundër gjyqtarit suprem Risto Katavenovski me votën e të cilit këshilli prej pesë anëtarëve në Gjykatën Supreme solli vendim (me tre vota pro dhe dy kundër), Koçan të mbrohet në liri.
Katavenovski një kohë më të gjatë ka probleme shëndetësore dhe mungon në punën e Gjykatës, pra Këshilli gjyqësor, deri tani nuk ka arritur as t’ia dorëzojë që kundër tij është ngritur procedurë për punë të papërgjegjshme.

Burime nga Këshilli thonë që disa herë kanë dërguar korrier, por edhe Katavenovski nuk ka qenë në Gjykatën Supreme.

Nga Gjykatat supreme kanë konfirmuar që gjykatësi për shkaqe shëndetësore një kohë të caktuar ka qenë në pushim mjekësor.

Këshilli gjyqësor para pesë ditëve ka publikuar konkurs për gjykatës suprem, pas apelit të u.d. kryetar i Gjykatës Supreme Faik Arsllani, që edhe kjo gjykatë është e bllokuar dhe nuk mund të punojë në mënyrë efikase për shkak të numrit të zvogëluar të gjyqtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button