Irak, rritet në 100 numri i të vdekurve gjatë protestave

Numri i personave të vdekur gjatë protestave që vazhdojnë kundër qeverisë në Irak është rritur në 100, raporton Anadolu Agency (AA). 

Një zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë së Irakut i cili për arsye sigurie nuk dëshiron të zbulojë emrin në një deklaratë për AA ka thënë se është rritur në 100 numri i personave të vdekur ndërsa në afro 2.000 numri i të plagosurve gjatë protestave që zhvillohen kryesisht në kryeqytetin Bagdad dhe në disa rajone të Irakut.

Zyrtari poashtu ka shprehur shqetësimin se mund të rritet numri i të vdekurve për arsye se disa nga të plagosurit janë në rrezik për jetën dhe se njerëzit nuk i dërgojnë të plagosurit në spital për shkak të frikës nga arrestimet.

Në mesin e personave të vdekur thuhet se ndodhen edhe persona nga forcat e sigurisë.

Ndërkohë bëhet e ditur se nëpër spitale ka probleme për furnizim me njësi të gjakut dhe produkte mjekësore për ndërhyrjen emergjente ndaj të plagosurve.

– Kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Në protestat të cilat filluan me kërkesat si përmirësimin e kushteve në shërbimet publike dhe punësime, për shkak të ndërhyrjes së ashpër të policisë dhe humbjeve të jetëve, protestuesit kanë rritur kërkesat e tyre duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit lidhur me humbjet e jetëve akuzojnë forcat e qeverisë për përdorimin e plumbave të vërtetë, ndërsa qeveria pretendon se snajperët e panjohur vendosin në objektiv protestuesit dhe forcat e sigurisë.

Në Bagdad dhe disa qytete në jug të vendit që nga 1 tetori e deri tani po zhvillohen protesta antiqeveritare, ku protestohet kundër “korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimit publik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button