“Administratorët e pakualifikuar do t’i ofrohen sektorit privat”, s’ka alternativë tjetër thotë Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MShIA), Damjan Mançevski në emisionin “360 Shkallë”, ka deklaruar se s’ka alternativë tjetër, pos  “personat që punojnë në sektorin publik, dhe janë të pakualifikuar për pozitën që e bartin, t’i ofrohen sektorit privat”, njofton Portalb.mk.

“Unë i kuptoj reagimet, por nuk shoh rekomandim në gjithë këtë debat prej një dekade, në lidhje me atë, unë do ta quaja, produktivitetin e sektorit publik. Është shumë në rregull të kritikohet një propozim, por për fat të keq, deri tash nuk kam dëgjuar asnjë propozim alternativ. Kjo është ndoshta që na mungon. Askush nuk thotë se, ka garanci se, ky koncept do të jetë i suksesshëm. Ky koncept do të jetë i suksesshëm, nëse të gjithë përpiqemi të bëjmë diçka”, tha Mançevski.

Përndryshe, deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020, qytetarët do të munden t’i shohin rezultatet e dukshme nga projekti për riorganizim dhe optimizim të administratës publike, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit të punës së administratës.

MSHIA-ja i propozoi këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Zyrtarët Administrativ:

  • Plotësohet definimi i punëve administrative dhe sqarohen terme dhe shprehje të caktuara
  • Përjashtohet fragmentimi në rregullore e cila ka të bëjë me statusin e të punësuarve në sektorin publik të cilët kanë status të zyrtarëve administrativ
  • Në përbërjen e të gjitha komisioneve dhe trupave tjerë, të formuara në pajtim me ligjin do të aplikohet parimi për përfaqësim të drejtë të përkatësive etnik
  • Do të miratohet parimi i përdorimit të gjuhëve dhe shkresave
  • Do të precizohen dhe plotësohen kompetencat e Agjencisë për Administratë
  • Do të rirregullohet dhe përbërja dhe puna e Komisionit për Revizion në Procedurat për Seleksionim të Zyrtarëve Administrativ
  • Do të shfuqizohen sekretarët shtetëror, por edhe sekretarët e përgjithshëm në Qytetin e Shkupit dhe komunat me më shumë se 20.000 banorë
  • Kalimi i provimit për zyrtar administrativ është parakusht për paraqitje në thirrjen publike për punësim në vendin e punës – zyrtar administrativ
  • Do të ulen harxhimet për kandidatët gjatë aplikimit në thirrje publike për punësim dhe për një thirrje publike do të formohet një komision për seleksionim
  • Provimi për verifikim të aftësive udhëheqëse do të jetë pjesë e provimit për zyrtarët administrativ udhëheqës
  • Do të precizohen kushtet për avancim
  • Do të ketë praktikë pune si mjet për kyçjen e suksesshme të kandidatëve të zgjedhur në statusin e zyrtarëve administrativ
  • Do të ridefinohet statusi i Akademisë, i cili në të ardhmen do të jetë organ në përbërje të Ministrisë dhe i cili do të disponojë me kapacitete përkatëse që të munden ta realizojë misionin e tij
  • Do të ketë listë evidentuese për punët e kryera
  • Procedua për vlerësim thjeshtëzohet
  • Po ridefinohen afatet për procedurë disiplinore, po mënjanohen lëshimet teknike në procedurën disiplinore
  • Do të ketë shtesë në paga për obligimet dhe punët e komplikuara dhe me volum të madh
  • Po kryhet harmonizim i ligjit me ligjin për kundërvajtje, ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për organizim dhe punë në organet e administratës shtetërore dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

LEXO MË SHUMË NË LIDHJE ME: REFORMAT NË ADMINISTRATË

Reformat në administratë janë kusht kryesor për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button