Kosnetti bëri thirrje për dalje në votimet e 6 tetorit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, njofton REL.

Përmes një video mesazhi, ambasadori Kosnett, kujtoi se sikurse SHBA edhe në Kosovë secila votë vlen.

“Në Kosovë, sikurse në SHBA secila votë vlen. Secili zë ka rëndësi. Çfarëdo pikëpamje që keni, këdo që e mbështesni – më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kosnett.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor. Përveç organizatave lokale, ato do të monitorohen edhe nga misioni i Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button