Rasti “Rover”, Boshkoski dhe anëtarët tjerë të MPB-së u liruan, burg i përjetshëm për tre serbët

Lube Boshkoski, Zoran Trajkovski, Zoran Trajkovski, Ivica Ristiq, Goce Mitrevski dhe Nikolla Negrievski nuk janë fajtorë për vrasjen e Marjan Tushevskit dhe Kiro Janevit në vitin 2001, vendosi sot Gjykata Penale në rastin “Rover”, njofton NOVATV.

Aktgjykim me dënim fituan tre shtetas serbë, Predrag Çubrillo, Millan Iliq dhe Millorad Kovaçeviq të cilët u dënuan me burg të përjetshëm. Nga akuza u lirua shtetasi i katërt serb Vuk Vukiçeviq.

“U konstatua gjendja faktike. Në vitin 2001 ka pas përleshje ndërmjet Marijan Tushevskit dhe Orce Korunovskit, e pas kësaj Korunovski ka angazhuar shtetas të huaj për ta likuiduar Tushevskin”, tha gjykatësi Ilija Tunev.

Ky rast ka zgjatur shtatë vite dhe u miratuan aktgjykime të shkallës parë, por Gjykata e apelit i shfuqizoi, e pas kësaj në tetor të vitit 2015 gjykimi filloi për herë të tretë.

Sipas aktgjykimit të shkallës dytë, që më vonë u shfuqizua, për vrasjen e Marjan Tushevskit dhe Kiro Janevit, në vitin 2001, të akuzuarit Predrag Çubrillo, Millan Iliq dhe Millorad Kovaçeviq morën dënime me burg të përjetshëm, Vuk Vukiçeviq u dënua me 15 vjet burg, për shkak se ishin të akuzuar si ekzekutues të drejtpërdrejtë të vrasjes.

Boshkoski ishte i dënuar me burg 10 vjet e gjashtë muaj, njeriu i parë i sigurimit të Boshkoskit, Zoran Trajkovski u dënua me 8 vjet e gjashtë muaj, nga shtatë vjet morën Sashko Jovanovski dhe Ivica Ristiqi, ndërsa nga pesë vjet e gjashtë muaj u dënuan Goce Mitrevski dhe Nikolla Negrievski.

Boshkoski, si ministër i atëhershëm i punëve të brendshme dhe punonjësit tjerë të MPB-së, ngarkoheshin se u kanë mundësuar vrasësve të arratisen. Ata kaluan pothuaj tre vite në paraburgim.

Gjatë shqiptimit të aktgjykimit nl gjykatë nuk ishte e pranishme prokurorja Lidija Raiçeviq, e cila ka mundësi të parashtrojë ankesë për aktgjykimin e shkallës parë në Apel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button