fbpx

Gracijano: Maqedonia luan rol të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit

Kryesuesi i Komitetit ushtarak të Bashkimit Evropian, gjenerali Klaudio Gracijani, në kuadër të vizitës zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizoi takime me nikoqirin e tij, Shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralin Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, njofton Portalb.mk.

Siç kanë lajmëruar nga Shtatmadhoria e Armatës, në takimin e gjeneralit Gjurçinovski me Gracijanon,i cili është kryesuesi i parë i Komitetit ushtarak të BE-së, i cili e viziton vendin tonë, është biseduar për pjesëmarrjen e Armatës në operacionet  paqësore të Bashkimit evropian, procesin e transformimit dhe integrimit në NATO dhe për mbështetjen e shprehur nga Komiteti ushtarak i BE-së për proceset tona integruese në strukturat euro-atlantike.

“Në takimin e ministres Shekerinska me mysafirin e lartë është biseduar për pjesëmarrjen e vendit tonë në trajnime dhe misione ndërkombëtare të BE-së dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë. Të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën procesin e vazhdueshëm të ratifikimit për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shprehën shpresë se kah mesi i muajit të ardhshëm do të sillet vendim për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Ministrja Shekerinska tha se letra e djeshme e përbashkët e udhëheqësve kryesorë të BE-së deri te vendet anëtare për të miratuar negociata është mesazh shumë i fuqishëm deri te vendi jonë dhe rajoni”, thuhet në komunikatë.

Në një takim ku para delegacionit të BE-së është prezantuar kontributi i njësive të  Armatës në operacionet paqësore me theks në operacionet që i ka udhëhequr Unioni, gjenerali Gjurçinovski ka theksuar se pjesëmarrja jonë dhe kontributi në politikën e përbashkët mbrojtëse është instrument i rëndësishëm në intensifikimin e dialogut politik me BE-në dhe është një nga elementet e vlerësimit të Komisionit Evropian në plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE.

Gracijano ka shprehur fjalë miradije për pjesëmarrjen dhe profesionalizmin e anëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionet paqësore dhe ka theksuar se vendi jonë luan rol të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit me qasjen dhe mënyrën e zgjidhjes së sfidave nga aspekti politik dhe i sigurisë.

“Pritshmëritë janë se me anëtarësimin tonë fuqiplotë në NATO dhe politikën evropian për siguri dhe mbrojtje do të kemi mundësi që drejtpërdrejt të përfshihemi dhe do të kemi rol më aktiv në sigurinë dhe e rajonit dhe më gjerë”, thuhet në komunikatë.

Gjatë qëndrimit këtu delegacioni i BE-së do të vizitojë edhe njësitet e Armatës në kazermën Ilinden dhe përfaqësinë e BE-së në vendin tonë.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e përcaktimit strategjik për anëtarësim në BE ka deklaruar njësitë e saj për pjesëmarrje në misionet paqësore të BE-së, Altea në Bosnje e Hercegovinë në të cilën marrim pjesë aktive nga viti 2006. Në kuadër të njësive, në këtë mision, deri  tani kanë marrë pjesë më tepër se 300 trupa të armatës,ndërsa në vitin 2008 duke u kthyer nga misioni tragjikisht e humbën jetën 12 anëtarë të armatës. Përveç në ALTEA, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë edhe në grupet luftarake të BE-së, ku gjatë vitit 2014 në ushtrimin “Luani i shpejtë” në Belgjikë morri pjesë aktive me një çetë të deklaruar të këmbësorisë, thuhet në vazhdim të komunikatës së SHM të Armatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button