Pasi ministri Bekteshi nuk e zgjidhi problemin, banorët e Labunishtës kërkojnë takim me Zoran Zaevin

Banorët e fshatit Labunishtë të Strugës vazhdojnë të protestojnë për të njëjtën arsye, përkundër asaj se dy muaj më herët Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi premtoi zgjidhje, transmeton Portalb.mk.

Problemi qëndron në nxjerrjen e lëndës së parë minerale në rreze të malit Jabllanicë, në afërsi të fshatit Labunishtë.

Qytetarët sot kanë zhvilluar protestë të qetë në rrugën Labunishtë-Borovec kundër zhvillimit të punimeve, duke kërkuar edhe takim me kryeministrin Zoran Zaev për zgjidhjen e këtij problemi. Përndryshe paralajmërohen protesta radikale.

“Kërkojmë nga Qeveria të na mundësojnë pritje tek kryeministri dhe personalisht ta njohim me gjendjen në terrenet tona”, tha Alim Saloski, kryetari i shoqatës ekologjike “Natyra Lab”.

LEXO: Bekteshi: Sa më shpejtë do t’u merren koncesionet për nxjerrje të lëndës së parë në Labunishtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button