Veseli: Bashkohuni dhe punoni për fitoren e PDK-së

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, në një tubim me qytetar në Fushë Kosovë ka kërkuar nga përkrahësit që të bashkohen dhe të punojnë për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

”Shumë shpresë dhe entuziazëm me Partinë Demokratike të Kosovës edhe në Fushë Kosovë”, njofton Klan Kosova.

Në çdo fshat dhe qytet, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, qytetarët me hapa të sigurt po ecin drejt një të ardhmeje më të mirë, me mundësi më të shumta për të rinjtë dhe me perspektivë më të madhe në vendin tonë.

Bashkohuni dhe punoni për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, sepse kur fitojmë ne – fiton Kosova.

“Votoni me përgjegjësi. Votoni për të ardhmen tuaj. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112. #PDK112”, ka shkruar Veseli, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button