Shkarkimi i Molla Sulës, Apeli e ktheu rastin në rigjykim

Vendimi i Gjykatës Shkupi 2 ku emërohet Skender Buzaku kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), u anulua nga Gjykata e Apelit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Gjykata e shkallës së dytë e pranoi ankesën e kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, ksulau ky i fundit do të vazhdon mandatin.

Rasti do të kthehet në rigjykim.

Përndryshe, Buzaku sot ka nisur me publikimin e ‘bombave’ në lidhje me keqpërdorimet brenda BFI-së. Sipas tij, sot ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore-Shkup dëshmi që lidhen me keqpërdorimet dhe korrupsionin brenda BFI, që arrin deri në 700 mijë euro.

“Dëshmitë të cilat i dorëzova në Prokuroi në fakt tregojnë se personi i dyshuar ka kryer veprën penale, me të cilën ka shkaktuar dëme të përmasave të mëdha, respektivisht përfitime të mjeteve materiale në vlerë prej 700 mijë euro, të paguar këtë vit. Ekziston faturë e vitit 2019, transfer të mjeteve dhe dëshmi. Dëmi i vërtetuar është 700 mijë euro. Për qëndrimin në Arabinë Sauditë, BFI-ja ka paguar 650 mijë denarë një kompanie private. Taksa për qëndrim është vërtetuar në vlerë prej 510 euro dhe paratë duhet të paguhen drejtpërdrejtë në Ministrinë për Haxh”, tha Buzaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button