Rasti “Reket”, Boki 13 do të qëndrojë në paraburgim

I dyshuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 do të mbetet paraburgim, njofton Portalb.mk.

Kjo vjen pasi që Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për shfuqizim të vazhdimit edhe për 30 ditë të masës së paraburgimit.

Në arsyetimin e Apelit thuhet se kërkesa refuzohet për shkak se, ka dyshime për arrati dhe ta përsërisë veprën.

Përndryshe, dje Boki 13 si arsye për shfuqizim, i paraqiti problemet shëndetësore.

Boki 13 si i dyshuar i parë në rastin “Reket”, nuk ka dhënë as dëshmi para prokurores bartëse të lëndës të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, pasi ka kryer mbikëqyrje në dëshmitë kundër tij.

Paraprakisht, masën e paraburgimit ia kanë vazhduar të dyshuarës së tretë në “Reket”, ish prokurores së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, kurse edhe pse ndaj të njëjtës u ankua, e njëjta është refuzuar. Ndërkaq, i dyshuari i dytë në Zoran Milevski – Zoki Kiçeec, gjendet në arrest shtëpiak.

Në rastin “Reket”, të dyshuar janë ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE: Kamçevi edhe bashkëpunues në rastin “Reket”, por edhe i dyshuar i parë në “Perandoria”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button