Prolongimi i afatit për fiskalizimin e të hyrave nga kapitali i arsyeshëm

Prolongimi i afatit për aplikimin e fiskalizimit nga përfitimet e të hyrave financiare nga interesi i depozitave, nga të hyrat e qarkullimit nga tregu i kapitalit, dhe letrave me vlerë. Është vendim i dobishëm, dhe do të e japë efektin pozitiv.

Ministria e financave e prolongoi afatin kohor deri një vit. Ky është afat i shkurtër unë mendoj se duhet së paku 5 vite të prolongohet afati ,sepse do ishte e arsyeshme që brenda 5 viteve të ndiqet trendi i depozitave në vend.

Depozitat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë në shkallë të ulët apo sa ka nisur gjeneza e kulturës së kursimit, po ashtu edhe funksionimi i tregut të qarkullimit të letrave me vlerë. Prandaj nuk duhet që Ministria e Financave të ngutet në përfitime nga të hyrat e fiskalizimit të depozitave dhe letrave me vlerë. Bumerangu mundet të manifestohet në humbjen e interesit për depozitim nga ana e qytetarëve dhe nga kompanitë,indirektë ulet potenciali financiar në bankat komerciale,duke u zvogëluar potenciali kreditor.

Nga këto të hyra nuk duhet të shpresojë Ministria e Financave se do ritet buxheti, por do ndikojë negativisht edhe në rritjen e Bruto Produktit Vendor,ka gjasa që të aktivizohet spiralja e pakënaqësive tek bartësit e zhvillimit ekonomik.

Ministria e Financave duhet të shpikë forma për të prodhuar para të freskëta,brenda vendit duke financuar kapacitetet prodhuese që prodhimet e tyre të ngrihen në brende ,dhe të konkurrojnë në tregjet botërore,që të derdhen mjete devizore në arkën e Bankës Popullore që njëkëhësishtë të riten rezervat  devizore.

Nga Nexhat Bexheti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button