Dëmet nga tërmetet, RMV-ja do ta pyesë Shqipërinë për ndihmën adekuate

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) do ta kontaktojë Shqipërinë për të marrë informacione se, cila mund të jetë ndihma adekuate për të sanuar dëmet e tërmeteve të shtatorit, transmeton Portalb.mk.

“Në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria e RMV-së e angazhoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të kontaktojë me institucionet qeveritare kompetente të Republikës së Shqipërisë, që të shkëmbehen informacione se cila mund të jetë ndihma më adekuate për t’ua dërguar për sanimin e dëmeve nga tërmeti i fundit në këtë shtet fqinj”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së RMV-së.

Ky vendim i Qeverisë së RMB-së, vjen pasi që më 21 shtator 2019, në Shqipëri u regjistrua tërmeti më i madh në 20-30 vitet e fundit, me magnitudë 5.8 gradë të shkallës Richter dhe intensitet 7.5 ballë. Ai u pasua nga mbi 100 lëkundje të tjera, por me intensitet më të ulët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button