Kosovë: Është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një person, të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, njofton REL.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet R.D., i dyshuar se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ në kundërshtim me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ‘Krime të Luftës në shkelje të rëndë’ të Konventave të Gjenevës nga neni 144 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Siç njofton Prokuroria, gjatë ditës, Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që ndaj personit të arrestuar të caktojë masën e paraburgimit.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998/99, janë vrarë rreth 13,500 persona. Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button