Qeveria e rikonfimoi rebalancin e Buxhetit 2019

Qeveria në seancën e djeshme e konfirmoi propozimin e rebalancit të buxhetit për vitin 2019, pasi i njëjti kaloi procedurën në komisionet për financim dhe buxhet dhe juridik-ligjdhënës, njofton Portalb.mk.

Ndryshimet e buxhetit për vitin 2019, mes tjerash, siç thuhet në kumtesë, sigurojnë:

  • 99 milion denarë për funksionim të pandërprerë të Agjencisë për Siguri Nacionale,
  • 560 milion denarë (ndërsa në gjysmën e parë të vitit me rialokime janë siguruar edhe 355 milion denarë) si mbështetje direkte në bujqësi dhe ballafaqim me sëmundjen murtaja te derrët, mjete për sistem kolektor për mbrojtje të Liqenit të Ohrit, si mbështetje të përpjekjeve të pushtetit lokal dhe qendror për plotësimin e rekomandimeve të UNESKO-s,
  • 244 milion denarë për sistemin gjyqësor dhe prokurorial,
  • 300 milion denarë për kthim të një pjese të tatimit të vlerës së shtuar (TVSh),
  • 400 milion denarë për subvencionim të kontributeve nga sigurimi social i obligueshëm për shkak të rritjes së pagës,
  • 660 milion denarë në Fondin për Sigurim Shëndetësor për mjete plotësuese për furnizim të ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë dhe
  • 815 milion denarë për sigurim pensional dhe shëndetësor.

LEXO: ANALIZË: Ky është buxheti i ministrive dhe të agjencive të RMV-së (infografik)

LEXO: Rebalanci: Më pak para për ujësjellësa të ri, më shumë për paga në administratë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button