Berisha: Rama nuk pranon përfshirjen e ODIHR se kërkon bllokimin e negociatave

Ish-kryeministri,Sali Berisha, në një intervistë ekskluzive në studion e lajmeve të RTV Ora akuzoi kryeministrin Edi Rama si pengesa kryesore për negociatat e Shqipërisë me BE, transmeton Koha Jonë.

Sipas tij është Rama që kundërshton përfshirjen e ODIHR në reformën elektorale.

Berisha: Ndërkombëtarët nuk kanë refuzuar. Bochardt është jashtëzakonnisht i njëanësuar me Ramën, por unë nuk besoj se mund të refuzojë angazhimin e ODIHR në reformë. ODIHR nuk pranon të vijë në reformë nëse njëra palë kundërshton. Edi Rama e kundërshton ardhjen e ODIHR se dëshiron me çdo kusht të bllokojë negociatat. Nuk pyet për asgjë tjetër përveç karriges së pushtetit ekzekutiv dhe parave të tij. Nëse do të ishte serioz ky, Gjykatat Kushtetuese do të ishte ngritur me kohë, Gjykata e Lartë, SPAK, BKH.

Berisha thotë se reforma zgjedhore do të duhej të ishte lëshimi i parë që do të duhej të bënte Kryeministri ndaj opozitës në favor të integrimit të vendit dhe zgjidhjes së krizës.

Berisha: Është kusht nga më kryesorët reforma elektorale. Nuk ka kryeministër që do hapjen e negociatave që nuk i thotë opozitës shkruaje vetë dhe hajde ta votoj, mjafton të ruash standardet. Ky i thotë opozitës karroca e trenit, lësho rrugën.Lëshimi i parë në këtë krizë që duhet të bënte kryeministri ishte kjo që ai nuk e bën.Po çfarë humbet ti me reformën elektorale?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button