Ministri Ademi foli për ndërtimin e shkollave në Idrizovë, Vizbeg, Reçicë dhe Bllacë

Arbër Ademi, Ministri i arsimit dhe shkencës (MASH) në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut foli edhe për problemet e arsimit shqip, duke treguar pengesat gjatë ndërtimit të shkollave në Idrizovë, VIzbeg, Bllacë dhe Reçicë, transmeton Portalb.mk.

Sipas ministrit, 11 nxënësit shqiptarë të Idrizovës dhe Jurumlerit do të vazhdojnë mësimin në klasën e gjashtë përmes transportit të organizuar, derisa të ndërtohet shkolla e re e cila, që sipas tij do të zgjasë shumë. Komuna e Gazi Babës, sipas tij, do të përkujdeset për përgatitjen e dokumentacionit dhe çështjet e leje-ndërtimit.

Në lidhje me një nga problemet e kamotshme, ndërtimin e shkollës në lagjen Vizbeg të Butelit, Arbër Ademi tregoi se pritet vetëm leja nga Komuna e Butelit për ndërtimin e objektit të shkollës së re.

Ministri Ademi deklaroi se me rebalancin e Buxhetit janë paraparë mjete për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël, që është premtim disavjeçar i pushtetit lokal dhe qendror.

Fëmijët nga fshati Bllacë që e kalojnë kufirin e Kosovës dhe disa kilometra në këmbë për t’u shkolluar në Han të Elezit, Kosovë, do të kenë një shkollë të re. Për shkollën e re në Bllacë, ministri tregoi se dokumentacioni teknik ka përfunduar, si dhe janë paraparë mjetë për ndërtesën e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button