Albin Kurti: Mërgata është mendja, zemra dhe shpëtimi ynë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në Vushtrri.

Derisa po mbante fjalim kandidati për Kryeministër nga kjo lëvizje, Albin Kurti në skenë janë futur një grup i bashkatdhetarëve të cilët në duar mbanin slloganin “Mërgata me Lëvizjen Vetëvendosje”.

Pashmangshëm mërgata ka qenë pjesë edhe e fjalimit të Kurtit, njofton Klan Kosova.

“Mërgata janë mendja, zemra dhe shpëtimi ynë. Kjo mërgatë na i mbanë gjallë familjet tona dhe paqen tonë sociale. Ju uroj rrugëtim të mbarë e të sigurt për në atdhe e të ju them mirëserdhët në shtëpinë tuaj – vendlindjen tuaj të dashur”, ka thënë Kurti.

“Në Vushtrri nuk kemi ardh me lyp vota, por me lyp energji se Vushtrria ka qenë lëvizje ka qenë Vetëvendosje edhe para se të formohet Lëvizja Vetëvendosje. Nga sot kanë mbetur edhe tri ditë deri te ndryshimi historik. Sa më shumë që po ia afrohemi ditës dhe kutisë së votimit aq më të tërbuar po bëhen kundërshtarët tanë”.

“Zhurma e atyre që nuk e duan ndryshimin po rritet. Por ata po harrojnë se populli ynë as nuk blihet as nuk shitet. Ata po e ndjejnë rënien e tyre e ngritjen tonë. Ajo që ka qenë e pamundur tash është e pashmangshme”.

“Këta që premtonin viza me 6 tetor dalin përfundimisht nga pushteti dhe ne ia japim vendit të mirën. Këtë të diel mbaron epoka 20 vjeçare e krimit dhe korrupsionit dhe fillon epoka e zhvillimit dhe përparimit”.

Derisa në sallën e sporteve në Vushtri bëheshin thirrje “Shqipëri etnike” dhe valëvitej flamuri shtetëror i Kosovës, Kurti ka bërë thirrje që ata që kanë qenë në pushtet deri sot të ndëshkohen në ditën e zgjedhjeve.

“Gënjeshtra është sikur kredia: “Kënaqu sot e paguaj nesër”. Këta të tjerët kanë gënjyer sa kanë mundur. Më 6 tetor bëni që të paguajnë shtrenjtë duke e votuar Lëvizjen Vetëvendosje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button