Sa e mirë qe Tanjusha

Sa e mirë qe Tanjusha
Më të bukur s’kish në fshat
Sarafani me tantella
Ç’hijeshi i kish në shtat.

Te përroi para gardhit
Zbriti vajza plot hare
Përtej mjegullës së bardhë
Hëna luante me re

Doli djali, uli kokën kaçurrele para saj
“Lamtumirë! Me një tjetër fatin do ta ndaj” i tha.
U zbeh vajza si qefini
Porsi vesa, erdh’ u gri
Si nepërkë i’u nder gërsheti
Zemra iu helmua në gji

“Oh, po ndaj dhe unë erdha”
Ftohtas iu përgjegj ajo.
“Të të them se do martohem
Me një tjetër që më do”

Në mëngjes gjëmoi kisha
Çifti s’dihej cili qe
Kurse tutje s’qanin gjelat..

Pragu i Tanjës qe në vaj
Një sopatë e zezë tëmblin
plagë, i’a kish bërë asaj
Pika gjaku kish kurorë..
Balli vajzës i pa fat.

Sa e mirë qe Tanjusha
Më të bukur s’kish në fshat..

 

Poezi nga Sergei Aleksandroviç Esenin

Lajme të ngjashme

Back to top button