Buzakut i merret titulli “reis formal-juridik”, BFI-ja e akuzon për zhvatje (FOTO)

Gjykata e Apelit – Shkup është përgjigjur pozitivisht ndaj ankesës së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) për emërimin e Skender Buzaku si “reis formal-juridik”. Nga BFI-ja thonë se, Buzaku s’mund të jetë as Reis Ulema, ndërkaq e akuzojnë për zhvatje, transmeton Portalb.mk.

Siç thonë nga BFI-ja, me këtë vendim është hedhur poshtë edhe pretendimi i Buzakut se është kryetar i BFI-së.

“Skender Buzaku në shumë raste nuk i plotëson kushtet për të qenë ‘resul ulema’, për shembull sipas nenit 40 të Kushtetutës së BFI-së, por edhe shumë argumenteve të tjera të cilat dolën në sipërfaqe”, thuhet në kumtesën e BFI-së.

Nga BFI-ja kanë paralajmëruar padi ndaj Buzakut për siç thonë ata, keqpërdorimit të emrave të myftinjve dhe të njëjtin e akuzojnë për “zhvatje”.

“Sidoqoftë, BFI, kryetari i BFI-së dhe gjithë myftinjtë emrat e të cilëve janë keqpërdorur nga Skender Buzaku dhe Pllumi Veliu, kanë ngritur padi kundër këtyre dy mashtruesve, të cilët kohën e fundit po përdoren si zhvatës të BFI nga qarqe tashmë të njohura për opinionin e gjerë në vend”, thuhet në kumtesën e BFI-së.

Ky vendim i Gjykatës vjen pak para skadimit të ultimatumit të Buzaku ia vendosi kreut aktual të BFI-së, Sulejman Rexhepi. Ky i fundit duke mos dashur ta komentojë ultimatumin, ka përdorur fjalë fyese ndaj Buzakut.

Trazirat në BFI erdhën pasi Buzaku njoftoi në prill se ai do të jetë kryetar i BFI-së, por anëtarët e Rijasetit i qëndruan pas Rexhepit.

Më poshtë është edhe vendimi i Gjykatës së Apelit.

Vendimi i Gjykatës së Apelit. faqe 1
Vendimi i Gjykatës së Apelit. faqe 1
Vendimi i Gjykatës së Apelit. faqe 2
Vendimi i Gjykatës së Apelit. faqe 2
Vendimi i Gjykatës së Apelit. faqe 3
Vendimi i Gjykatës së Apelit. faqe 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button