Ministria e Administratës në RMV ka 16 objekte afariste me vlerë prej një denari

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) ka në dispozicion me pasuri të paluajtshme për të cilat nuk ka certifikata të pronësisë dhe 16 objekte afariste janë evidentuar me vlerë prej një denari, për të cilat Ministria nuk ka dokumentacion të plotë, kanë gjetur auditorët shtetërorë  gjatë kontrollit të punës së kësaj Ministrie në vitin 2018, njofton Portalb.mk.

Raporti i auditorëve thotë se ministria nuk disponon certifikata të pronësisë për 14 objekte, për të hapur internet klube falas, të cilat qeveria  ia ka dhënë me vendim në  vitin 2008.

“Për t’i siguruar ato Ministria, në vitin 2016, i ka dërguar një letër Agjencisë për Kadastër të pasurive të paluajtshme, prej ku ka marrë përgjigje se për shkak të mungesës së të dhënave të nevojshme (numri i parcelës kadastrale, komunës kadastrale…) Agjencia nuk mund të veprojë në bazë të kërkesës për lëshimin e certifikatën e pronësisë”, thuhet në raport.

Aty thuhet edhe se gjatë vitit 2016 janë ndërmarrë aktivitete për matje dhe regjistrimin e lokaleve të biznesit në pronësi të shtetit.

“Me inspektimin e dokumentacionit, auditimi konkludon se në vitin 2016, pas ,matjeve të pasurisë së paluajtshme është bërë regjistrimi si pronë e Republikës së Maqedonisë për 12 objekte, për një objekt procedura e regjistrimit nuk është përfunduar ende, ndërsa një objekt me procedurë denacionalizimi është përfunduar. është regjistruar si pronë e personave fizikë”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button