fbpx

Cili është roli i histeroskopisë në fekondimin in vitro?

Histeroskopia është metodë e thjeshtë endoskopike me të cilën vizualizohet dhe vlerësohet kanali i qafës së mitrës dhe zgavra e mitrës. Përmes histeroskopit, sigurohen imazh të qarta në ekran përmes të cilës mund të shihen të gjitha parregullsitë dhe ndryshimet patologjike, shkruan Panacea.

Arsyet më të zakonshme për të bërë të histeroskopinë janë polipa e mitrës e diagnostikuar me ultratinguj, mioma submukoze, prania e trupit të huaj, anomalitë e lindura të mitrës  siç është septumi ose forma T, gjakderdhjet e parregullta që kërkojnë ekzaminim të mëtejshëm, te pacientët që trajtojnë infertilitetin dhe të ngjashme.

Histeroskopia kryhet pas përfundimit të ciklit menstrual në 6-10 ditët e para. Trajtimi operativ histeroskopik i miomës submukoze, polipit, septumit të mitrës, sindromi Asherman është treguar se i rrit normat e shtatzënisë dhe lindjen e fëmijës të gjallë.

Këto ndërhyrje kirurgjikale rekomandohen para planifikimit familjar te çifti, si dhe para inseminimit ose fillimit të procedurës së fekondimit in vitro.

Rritja e mundësisë për shtatëzani

Rezultati i përmbledhur i 5 studimeve të kryera në periudhë midis viteve 2003 dhe 2006 tregoi se histeroskopia mund të rrisë nivelin e shtatëzanësisë edhe në rastet kur gjetjet e procedurës janë të sakta. Studimet e fundit kanë treguar se nuk luan asnjë rol në përpjekjen e parë për fekondim in vitro, përveç faktit kur pacientja vlerësohet në mënyrë jo adekuate para fillimit të procedurës IVF.

Vitin e kaluar, studimi TROPHY i kryer nga Rudy Campo, një nga emrat më të njohur në botë në mjekësinë riprodhuese, te pacientët me 2 deri 4 IVF të mëparshëm të pasuksesshëm mbetën indiferentë ndaj histeroskopisë para fillimit të IVF. Në këtë studim u përfshinë 750 paciente nën moshën 38 vjeçare, me gjetje paraprak të rregullta me ​​ultratinguj dhe ku përpjekjet e mëparshme të IVF-së janë kthyer embrione cilësore gjatë transferimit të embrionit. Pacientet u ndanë në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga pacientë që i nënshtroheshin histeroskopisë para fillimit të procedurës tjetër të IVF-së, ndërsa grupi i dytë përbëhej nga pacientet të cilat nuk ju nënshtruan histeroskopisë.

Pacientet që e kaluan histeroskopinë u treguan patologji shtesë në 28%, megjithëse gjetjet e tyre të mëparshme të ultrazërit ishin të sakta. Për më tepër, 4% kishin ndryshime në qafën e mitrës, te 11% kishin ndryshime nëzgavrën e mitrës dhe në 13% kishin ndryshime delikate në mukozën e mitrës (endometrium). Përfundimi është se në të dyja grupet përqindja e shtatzanisë klinike dhe shkalla e lindjes së foshnjes së gjallë është i njëjtë.

Shumë autorë kishin vërejtje për këtë studim. Sipas tyre, në këto raste të pacientëve me përpjekje të mëparshme të pasuksesshme 2-4 për fekondim in vitro, është e justifikueshme të kryhet scratching ose gërvishtja e mukozës së mitrës, dhe jo vetëm histeroskopia diagnostike. Kjo është gërvishtje e mitrës, e cila nuk zgjat më shumë se disa minuta, i rrit shanset e implantimit të suksesshëm të embrionit deri në 50 përqind, ndërsa në studime të caktuara deri në 70 përqind, duke çuar në shtatëzani klinike. Gërvishtja e mukozës së mitrës, shkakton dëme të përkohshme në mukozë, e cila më pas rikthehet në mukozë që ka ndjeshmëri më të madhe për embrion. Për më tepër, ulen shpenzimet financiare, si dhe stresi emocional i çiftit gjatë çdo përpjekje pasuese të IVF.

Me strategji të zgjedhur mirë, duke pasur parasysh vitet e pacientes, orvatjet e mëparshme të IVF, aborte spontane të mëparshme, praninë e sëmundjeve shtesë si shkak i infertilitetit, etj., përfitimet e histeroskopisë mund të jenë shumë më të mëdha në duart e një mjeku me përvojë i cili merret me trajtimin e infertilitetit.

Trajtimi i miomës submukoze dhe polipit endometrial

Polipa endometriale dhe mioma submukozale janë tumore beninje që kryesisht janë me sipërfaqe të lëmuara, me strukturë të butë dhe lehtësisht të lëvizshme, me nuanca të ndryshme të ngjyrës rozë. Ato mund të arrijnë madhësi të ndryshme dhe rrallë herë janë nekrotike. Me madhësinë e tyre ata deformojnë zgavrën e mitrës dhe mukozën e saj. Si rezultat, ato mund të shkaktojnë gjakderdhje të parregullta dhe të çojnë në infertilitet. Gjegjësisht, të njejtat e prishin mjedisin dhe pranueshmërinë e mukozës së mitrës për embrion dhe në këtë mënyrë ndikojnë në procesin e quajtur implantim, i cili është thelbësor për të arritur një shtatëzani të suksesshme.

Trajtimi i anomalive kongjenitale të mitrës

Profesionistët ndërkombëtarë janë shumë kontradiktorë në qëndrimet dhe deklaratat e tyre në lidhje me trajtimin e mitrës me anomali kongjenitale të diagnostikuar si septumi mitrës (septum). Nuk ka konsensus për trajtimin strategjik të të njëjtës.

Përvoja jonë dhe përvoja e disa qendrave evropiane të fekondimit in vitro – IVF, kanë treguar që trajtimi i septumit të mitrës, i bërë para fillimit të procedurës së fekondimit artificial, ka një shans më të lartë për shtatëzani klinike dhe normë të lindjes së foshnjes të gjallë, me ulje të ndjeshme të shkallës së abortit spontan dhe shkallës së lindjeve të parakohshme, në krahasim me pacientet ku është vërtetuar prania e septumit dhe e njejta nuk është e kuruar. Para se të filloni trajtimin histeroskopik, këshillohet të bëni ekzaminim me ultratinguj 3D, por në raste të caktuara edhe laparoskopi shtesë diagnostike për të dhënë vlerësimin përfundimtar të llojit të anomalisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button