Plani për menaxhimin e rajonit të Ohrit është publikuar, po pritet lista e ndërtimeve të paligjshme në Strugë

Me planin për menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Rajonin e Ohrit përcaktohet zona rreptësisht e mbrojtur në brigjet e liqenit, rreth së cilës nuk guxon të ndërtohet dhe gjithçka që është bërë deri më tani do të vihet nën kontroll, thotë Ana Petrova, sekretare shtetërore në Ministrinë e mjedisit jetësor, njofton Sdk.

“Plani është pjesë shumë e rëndësishme e rekomandimeve nga qendra e UNESCO-s. Pasi të miratohet, mund të përfundojë edhe moratoriumi i shpallur. Është sfidë e madhe që me dispozitat e planit të vendosim urbanizim të kontrolluar. Këtë po e bëjmë me krijim të zonave dhe atë zona e parë e mbrojtur rreptësisht në bregun e liqenit me gjerësi 50 metra e llogaritur nga kufiri i parcelës kadastrale një me një, përkatësisht të Liqeni i Ohrit. Kjo zonë mundëson që gjithçka ku nuk është prekur të mos guxojë askush të ndërtojë, dhe gjithçka që është transformuar do të vihet nën kontroll ”, tha Petrova në një deklaratë për mediat pas brifingut të djeshëm.

Prej sot plani duhej të publikohej në ueb faqet e Ministrisë së mjedisit jetësor, Ministrisë së kulturës dhe në faqet e internetit të komunave. Ministri pa portofol dhe diasporë Edmond Ademi tha se brenda gjashtëdhjetë ditëve të ardhshme do të mund të bëhen vërejtje dhe komentet, ndërsa në fillim të nëntorit do të ketë dy debate publike. Ai tha se regjistrat për ndërtimet pa leje në Ohër dhe Debarcë janë tashmë të gatshme, ndërsa pritet që deri në fund të muajit jetë gati edhe regjistri për Strugën.

“Cilat nga objektet, që tashmë janë ndërtuar në këtë zonë rreptësisht të mbrojtur, do të mbeten varet nga studimi për vlerësim të trashëgimisë kulturore dhe mjedisit të cilin e realizon Ministria e transportit dhe lidhjeve në bazë të regjistrave të ndërtimeve të paligjshme. Plani parashikon të ketë dy zona të mbrojtura në Ohër dhe Strugë, mbrojtje të tërësive të rrepta të monumenteve, bërthamat5 në Ohër dhe Strugë. Do të ketë edhe zonë të dytë dhe të tretë ku do të kufizohet përqindja e ndërtimeve dhe lartësia e tyre për të mos ndikuar në ndryshimin e vlerave të ambientit. Bregu i liqenit do të trajtohet me një plan të integruar urbanistik, i cili do të harmonizojë planet ekzistuese urbane, ka janë parashikuar ndërtime me më tepër kate, siç është Ligji për planifikimin urbanistik i cili është në procedurë parlamentare ”, tha Petrova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button