Ndërtimi i gazifikimit, Qeveria e RMV-së dha pëlqim për nisjen e negociatave me Greqinë

Negociatat ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për ndërtimin e gazifikimin pritet të fillojnë së shpejti. Qeveria në seancën e djeshme e ka miratuar propozimin për nisjen e procedurës për udhëheqje të negociatave për arritjen e Marrëveshje mes dy shteteve dhe e autorizoi ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si shef i delegacionit të RMV-së të nënshkruajë marrëveshjen pas arritjes së pëlqimit të negociatave, njofton META.

Nga bashkëpunimi i deritashëm ndërqeveritar, është vlerësuar se, traseja më adekuate për ndërtim të gazifikimit është lidhja me seksionin e gazifikimit Gjevgjeli – Negotinë me gazifikimin aktual në drejtim Negotinë – Manastir. Seksioni nga Gjevgjelia për në Negotinë do të jetë i gjatë 80 kilometra, ndërsa nga pala greke duhet të ndërtohet rreth 60 kilometra të trasesë.

Gazifikimi i Maqedonisë së Veriut duhet të sigurojë burim alternativ për furnizim me gaz natyror, sepse shteti për momentin është ndër të rrallat në Evropë që është tërësisht e varur nga importi i gazit rus. Burimi konkurrent i gazit pritet të sjellë çmime më të ulëta për këtë lëndë në krahasim me çmimet e larta aktuale të cilat i paguajnë konsumatorët e RMV-së.

Ndërtimi i gazifikimit do t’i mundësojë RMV-së që në të ardhmen të realizojë të ardhura nga transiti i gazit drejt Kosovës dhe Serbisë, nëse këto shtete vendosin të ndërtojnë seksione të gazifikimit drejt shtetit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button