Qeveria e RMV-së propozoi ligj për kultivimin e kanabisit medicinal, do të ketë diskutime publike

Në mbledhjen e 156-të, mbrëmë Qeveria e RMV-së e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope. Ligji që sipas Qeverisë ka për qëllim parandalimin e keqpërdorimit të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, si dhe prodhimit të paligjshëm dhe tregtisë me droga narkotike, do të vendoset në diskutim publik, njofton Portalb.mk.

Propozim-ligji, mes të tjerash, parasheh që kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore tu lejohet vetëm personave juridik të cilët kanë leje për kultivimin e kanabisit, të marrë nga Ministria e Shëndetësisë me pëlqim paraprak të Qeverisë, si dhe që çdo ndryshim në strukturën e pronësisë duhet të miratohet nga ana e Qeverisë.

Në tekstin e Propozim-ligjit, siç kumton qeveria, thuhet se kompanitë të cilat do të marrin licencë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, do të detyrohen të paguajnë mjete në shumë prej 10 % nga vlera totale pa llogaritje të TVSH-së të faturës dalëse për shitjen e prodhimeve në përputhje me këtë ligj, në llogarinë adekuate, të cilat janë të ardhura të Buxhetit të RMV-së. Për këto mjete si hyrje në buxhetin e shtetit, Qeveria e RMV-së do të miratojë program të veçantë për dedikimin e tyre dhe mënyrën e shfrytëzimit për të cilin prioritet do të kenë barërat për sëmundje të ralla dhe prioritete të tjera në mbrojtjen shëndetësore.

Një pjesë e këtyre mjeteve do të dedikohen edhe për financim të qëndrueshëm të Agjencisë për kontrollin e kultivimit dhe prodhimin të kanabisit dhe produkteve nga kanabisi për qëllime mjekësore dhe shkencore, si organ i pavarur i administratës shtetërore në cilësinë e personit juridik, që parashikohet të themelohet në përputhje me këtë propozim ligj.

LEXO: Industria e kanabisit në Maqedoni mund të arrijë në 100 milion euro në vit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button