Në koordinim me mjekët amë, motrat patronazhe në RMV këtë muaj fillojnë me vizitë shtëpiake

Gjatë mesit të muajit, shërbimet patronazhe do të fillojnë të japin ndihmë mjekësore në kushte shtëpiake në koordinim me mjekët amë për atë se, cilët pacientë kanë nevojë për shërbim mjekësor të tillë. Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë, Lilija Çollakova – Dervishova thotë se, nga Ministria e Shëndetësisë nga ato kanë kërkuar të tregojnë se, cilët pacientë të tyre kanë nevojë për shërbim të tillë, që të mundësohet kujdes mjekësor adekuat, veçanërisht në vendet ku nuk ka mjek të mjaftueshëm, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Na kanë kërkuar secili mjek të tregojë se, cilëve pacientë u duhet shërbim mjekësor në kushte shtëpiake nga shërbimet patronazhe, sepse ne atë më së miri e dimë dhe e ndjekim. E dimë se cilët pacientë kanë sëmundje kronike të caktuar, çfarë terapie u duhet dhe për cilët pacientë do të ishte lehtësim i madh, nëse të njëjtin shërbim e marrin në shtëpi. Kjo është mirë dhe e rëndësishme veçanërisht për vendet e vogla, ku ka më pak mjek apo nuk ka, dhe njerëzit nuk mund ta marrin kujdesin shëndetësor adekuat”, tha Çollakova – Dervishova.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se, janë duke i kompletuar dokumentet për angazhim të motrave medicinale në shërbimet patronazhe, të cilat duhet të fillojnë me punë gjatë mesit të muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button